Torino merr vendimin për Samir Ujkanin

Torino merr vendimin për Samir Ujkanin

13:30, 26/06/2020

Torino përmes një komunikate ka bërë të ditur se Samir Ujkanit dhe disa futbollistëve të tjerë u është vazhduar kontrata deri më 31 gusht.

Pandemia COVID-19 dhe mos arritja e përfundimit të sezonit në kohë, ka bërë që shumë lojtarë të mbesin pa kontrata pas 30 qershorit.

Torino, ka ndërmarrë veprimin, duke iu ofruar zgjatjen e kontratave disa lojtarëve, deri në përfundim të këtij sezoni.

Në mesin e tyre është edhe Samir Ujkani, portieri i Kombëtares së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco