Trajneri i Kosovës ‘sponsorizon’ Rashicën: Do ishte ideal për në Itali

Trajneri i Kosovës ‘sponsorizon’ Rashicën: Do ishte ideal për në Itali

15:08, 26/05/2020

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, beson se ylli i Werder Bremenit do të ndryshojë klub gjatë verës dhe këmbëngul se 23-vjeçari do të përshtatej mjaft mirë në Napoli.

Kohët e fundit flitet se interesim për 23-vjeçarin kanë shfaqur Lazio dhe Napoli në Itali.

“Miloti është një sulmues i fortë dhe i shpejtë. Ai mbi të gjitha punon për skuadrën edhe në fazën difensive. Në një skuadër që bën lojë të bukur, ai do t’i tregonte vlerat e tij. Pas këtij sezoni mendoj se do të ketë disa oferta. Italia do të ishte një destinacion ideal për të. Ai ka kapacitet të shënojë dhe të asistojë në Serie A. Nuk do të befasohesha nëse e do Napoli”, deklaroi Challandes për “Radio Marte”.

Rashica pëlqehet edhe në Gjermani nga Leipzigu e Borussia Dortmundi, por edhe në Angli nga Liverpooli, Wolverhamptoni e Aston Villa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco