Vedat Muriqin e kërkojnë edhe në Francë

Vedat Muriqin e kërkojnë edhe në Francë

14:12, 26/05/2020
A+ Aa A-

Pas klubeve angleze dhe atyre italiane, sulmuesin kosovar e duan edhe në Francë, ku po interesohet Rennes.

Klubi i Ligue 1 e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe dëshiron të përforcohet për sezonin e ardhshëm.

Francezët mund të sigurojnë shërbimet e prizrenasit për 20 milionë euro, të cilat do të derdhen në arkën e Fenerbahces.

Gjithashtu, interesim për Muriqin kanë shfaqur edhe klubet angleze si Tottenham, Manchester United, Leicester City, Newcastle United, Leeds United, West Bromwich Albion, Burnley e Brighton.

Ish-futbollistin e Rizesporit e pëlqejnë edhe Lazio e Napoli në Itali.

Muriqi ka realizuar 15 gola deri tani në këtë sezon me ekipin nga Stambolli.

Ai ka kontratë me Fenerbahcen deri në vitin 2023, por sipas të gjitha gjasave do të largohet nga kryeqyteti turk gjatë verës që vjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco