Futbollisti shqiptar pajiset me pasaportë, pret lejen e FIFA-s për të luajtur me Malajzinë

Futbollisti shqiptar pajiset me pasaportë, pret lejen e FIFA-s për të luajtur me Malajzinë

16:08, 14/02/2020
A+ Aa A-

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Liridon Krasniqi, është pajisur së fundmi me pasaportën e Malajzisë, teksa pritet të përfaqësojë kombëtaren e këtij vendi.

28-vjeçari është zyrtarisht shtetas i Malajzisë, teksa pret vetëm zyrtarizimin nga FIFA, për të qenë në dispozicion të trajnerit Tao Çeng Hoe, për ndeshjet e muajit mars.

Krasniqi është futbollisti i dytë në kombëtaren e Malajzisë që natyralizohet.

Sulmuesi aktualisht është pjesë e Johor Darul Ta’zim, ndërkohë që në të kaluarën është aktivizuar 1 ndeshje me Shpresat e Shqipërisë, si dhe 3 ndeshje me Kosovën në sezonin 2014-2015.

Krasniqi është gati për të nisur një aventurë të re me kombëtaren e Malajzisë.

Federata e këtij vendi, bëri çmos që shqiptari i Kosovës të merrte pasaportë malajziane, kjo për shkak të formës të shkëlqyer që ai po kalon, teksa është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit.

Futbollisti jeton prej vitesh në vendin aziatik së bashku me familjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco