Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Klubi i Serie A interesohet për Valon Berishën

Klubi i Serie A interesohet për Valon Berishën

15:41, 20/01/2020
A+ Aa A-

Valon Berisha mund t’i ketë ditët e numëruara te Lazio. Mediat italiane shkruajnë se mesfushori kosovar mund të transferohet te Sampdoria gjatë këtij muaji.

Mesfushori kosovar do të preferonte më shumë qëndrimin në kryeqytetin italian para largimit, por ai nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekip dhe bardhekaltrit po mendojnë ta huazojnë ose ta shesin atë këtë muaj.

Sipas mediave italiane, interesim për përfaqësuesin kosovar së fundmi ka shfaqur Sampdoria.

Trajneri i ekipit nga Genova, Claudio Ranieri, e pëlqen ish-futbollistin e Salzburgut, të cilin e do në skuadrën e tij.

Berisha nuk ka bindur sa duhet te Lazio në dy sezonet e fundit, si rezultat i disa lëndimeve dhe i mungesës së ambientimit në ekip.

Futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji nuk do ta preferonte një huazim të mundshëm, pasi nuk preferon të lëvizë shumë nëpër skuadra.

Portali italian “Calciomercato.it” shkuan se 26-vjeçari do ta pranonte vetëm një transferim përfundimtar në ndonjë ekip i cili do ta bindte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco