Kupa e Kosovës/ Mbahet 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Kupa e Kosovës/ Mbahet 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri

14:39, 28/11/2019
A+ Aa A-

Futbolli në vendin tonë është ndalur si pasojë e tërmetit që goditi Shqipërinë të martën.

Sigurisht, vëmendja e të gjithëve është te personat që kanë vuajtur këtë fatkeqësi, ndaj FSHF, njoftoi shtyrjen e kalendarit të Superiores.

Ndërkohë, pas minutës së heshtjes së mbajtur ditën e djeshme në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ditën e sotme është kompeticioni i Kupës së Kosovës ai i cili ka vendosur të nisë ndeshjet me një minutë heshtje, në nderim të viktimave nga fatkeqësia natyrore në vendin tonë.

Madje, këto 16 ndeshje të Kupës së Kosovës ishin të parashikuara të luheshin në ditën e djeshme, por për shkak të zisë Kombëtare kanë vendosur të zbresin në fushë vetëm sot.

Një gjest i madh, ndërkohë që sensibilizimi nga shqiptarët e Kosovës ka qenë i madh dhe shumë i lavdërueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco