Tërmeti në Shqipëri/ Ndalet futbolli edhe në Kosovë, FFK shtyn ndeshjet e kampionatit

Tërmeti në Shqipëri/ Ndalet futbolli edhe në Kosovë, FFK shtyn ndeshjet e kampionatit

09:16, 27/11/2019
A+ Aa A-

Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet dhe opinionin se ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, të programuara për t’u zhvilluar këtë të mërkurë, janë shtyrë.

Ky vendim është marrë nga Komisioni i Garave, duke pasur parasysh se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ditën e mërkurë e ka shpallur ditë të zisë, në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen, të enjten, më 28 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco