Anglia nuk e kursen Kosovën, por ëndrra vazhdon për ‘Dardanët’

Anglia nuk e kursen Kosovën, por ëndrra vazhdon për ‘Dardanët’

19:54, 17/11/2019

Anglia mposhti Kosovën me rezultatin 0-4 në ndeshjen e fundit të Grupit A, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në një atmosferë fantastike, ku spikati mikpritja e jashtëzakonshme e tifozëve “Dardanë”, “Tre luanët” u treguan të pamëshirshëm, duke i shënuar plot 4 gola Kosovës.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli. Ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Anglia shënoi edhe 3 gola të tjerë.

Sido që të jetë, kjo është humbje me shije të mirë për Kosovën, që i ka treguar botës së si një vend i vogël, i dalë nga lufta, mund të arrijë gjëra të mëdha.

Kosova dhe tifozët e saj kanë pushtuar botën me sjelljen dhe respektin për kundërshtarët.

Ëndrra vazhdon për “Dardanët”, pasi në mars do të luftojmë sërish për Kampionatin Evropian, kur në play-off të Ligës së Kombeve, Kosova do të ketë punë me Maqedoninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco