VIDEO/ Goli i Milot Rashicës zgjidhet mes 5 ‘perlave’ të javës në Gjermani

VIDEO/ Goli i Milot Rashicës zgjidhet mes 5 ‘perlave’ të javës në Gjermani

20:38, 04/11/2019
A+ Aa A-

Bundesliga ka dhuruar “show” në javën e saj të 10-të, ku janë shënuar në total 35 gola në vetëm 9 ndeshje.

Në 35 golat e sipërpërmendur janë të përfshirë edhe 8 golat e Leipzig ndaj Mainz, si dhe 5 golat e Eintracht Frankfurtit ndaj Bayern Munich.

Kur ka kaluar kjo fundjavë e “nxehtë” në kampionatin elitar gjerman, “FOX Sports Asia” ka zgjedhur 5 golat më të mirë të javës së 10-të në Bundesligë.

Në mesin e tyre është përfshirë edhe goli i futbollistit nga Kosova, Milot Rashica, i cili shënoi për Werder Bremenin në barazimin 2-2 ndaj Freiburgut.

Rashica e humbi fillimin e këtij edicioni, por tani është kthyer në formë optimale.

Me katër gola të shënuar deri tani, 23-vjeçari është duke u treguar vendimtar për skuadrën nga Bremeni.

Golat tjerë që janë të përfshirë janë të Goncalo Paciencia (Frankfurt), Christopher Nkunku (RB Leipzig), Robert Lewandowski (Bayern Munich) dhe Robert Skov (Hoffenheim).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco