Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rashica: Gëzohem edhe për Kosovën, edhe për Shqipërinë

Rashica: Gëzohem edhe për Kosovën, edhe për Shqipërinë

13:01, 18/10/2019
A+ Aa A-

Milot Rashica po kalon një moment fantastik në kampionatin gjerman, duke shënuar thuajse në çdo ndeshje me Shalke 04 në Bundesligë.

Ish-sulmuesi i Kombëtares që aktivizohet tashmë me Kosovën, ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport” ku u ndal edhe te ndeshjet e dy skuadrave përfaqësuese, duke shtuar se u gëzohet fitoreve të të dyja skuadrave.

“Rritja e Kosovës? Duke parë grupin që kemi, nga kualifikimet e para kemi parë që ka diçka të mirë. Jemi rritur shumë dhe kemi bërë progres shumë të madh.

Për momentin po shkojmë mirë dhe jam mirë me klubin. Fituam një ndeshje, por kemi një finale në Çeki dhe shpresoj ta fitojmë.

Shqipëria? E kam ndjekur ndeshjen e fundit dhe kanë luajtur mirë. I uroj më të mirat dhe shpresoj të kualifikohen. Jam kthyer në vendin ku kam lindur dhe rritur. I gëzohemi fitoreve të të dyja skuadrave, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria”, u shpreh Rashica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco