Tifozët e Kosovës si në Botëror, pastrojnë shkallët e stadiumit kur mbaron ndeshja

Tifozët e Kosovës si në Botëror, pastrojnë shkallët e stadiumit kur mbaron ndeshja

13:29, 15/10/2019

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdoi të dhurojë spektakël në “Fadil Vokrri” para tifozëve të vet.

Djemtë e Bernard Challandes siguruan një fitore të madhe mbrëmë, duke mposhtur Malin e Zi me rezultatin 2-0 në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan golat e fitores për “Dardanët” mbrëmë dhe gëzimi i tifozëve në tribunat e “Fadil Vokrrit” ishte i madh.

Pas ndeshjes, tifozët e Kosovës treguan kulturë të lartë në tribuna.

Derisa të dilnin malazezët nga stadiumi, tifozët kosovarë ishin detyruar të qëndronin brenda për shkaqe sigurie.

Dhe këtë kohë, ata e shfrytëzuan që ta pastronin stadiumin nga mbeturinat e hedhura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco