Kosova merr medaljen e dytë në Europianin e Xhudos

Kosova merr medaljen e dytë në Europianin e Xhudos

19:20, 13/09/2019

Shkon në dy numri i xhudisteve të Kosovës që marrin medalje në Kampionati Europian të Xhudos për të Rinj.

Edhe Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në turneun që po zhvillohet në Vantaa të Finlandës.

Në luftën për medaljen e bronztë, xhudistja kosovare mposhti çeken, Renata Zachova, me “vaza-ari”, kategoria -63 kg. Në total, Laura Fazliu shënoi katër fitore.

Dje, medaljen e bronztë e fitoi edhe Flaka Loxha (-57 kg), ndërsa Arbër Kullashi (-81 kg) u eliminua që në duelin e parë.

Këtë të shtunë garon në kategorinë -100 kg Shpat Zekajt, i cili është nënkampion momental i Europës për U-21.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco