Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Anglia dhe Kosova dhurojnë spektakël, 8 gola në Southampton

Anglia dhe Kosova dhurojnë spektakël, 8 gola në Southampton

22:53, 10/09/2019
A+ Aa A-

U luajt në “St. Mary” të Southampton takimi mes dy kryesuesit e Grupit A, Anglisë dhe Kosovës, bën të ditur Syri.net.

Ishte një ndeshje me të vërtetë e “çmendur’ mes këtyre dy përfaqësueseve e cila u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 5-3.

Kosova arriti që të zhvilloi një ndeshje të mirë pavarësisht se përballë kishin një nga ekipet më të mira në botë.

Pjesa e parë mbyllet e rezultatin e thellë 5-1 në favor të anglezëve.

Dardanët realizuan të parë me anë të Valon Berishës.

Por më pas erdhi dhe përmbysja nga “Tre Luanët" të cilët realizuan me anë të Sterling, Kane më pas Vojvoda realizoi një autogol, më pas ishte i riu Sancho që shënoi dhe dy gola të tjerë.

Në pjesën e dytë Kosova e nisi takimin në mënyrë perfekte duke shënuar me anë të Valon Berishës dhe Vedat Muriqi ky i fundit realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Por më pas pavarësisht rasteve rezultati nuk ndryshoi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco