Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Southgate: Kosova më ka impresionuar, është rivali ynë kryesor për në Europian

Southgate: Kosova më ka impresionuar, është rivali ynë kryesor për në Europian

17:03, 09/09/2019
A+ Aa A-

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, e ka vlerësuar jashtë mase Përfaqësuesen e Kosovës para përballjes në nesërme.

Ai beson se “Tre Luanët” i pret një detyrë mjaft e vështirë në stadiumin e Southamptonit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Southgate mendon se Kosova do të jetë rivali kryesor i Anglisë në rrugën për t’u kualifikuar në Europian.

“Pres që kjo ndeshje të jetë njëra prej më të vështirave me të cilat jemi përballur në këtë fushatë kualifikuese”, ka thënë Southgate.

“Kosova mposhti Republikën Çeke në fundjavë dhe besoj se kjo skuadër është sfiduesi ynë më i afërt në këtë grup, më shumë se secili ekip tjetër”, vazhdoi ai.

“Do të përballemi me një ekip mjaft të mirë, i cili ka disa lojtarë të shquar individualisht, të cilët po luajnë në disa prej ligave më të forta në Evropë. Natyrisht, ata kanë edhe krenari të jashtëzakonshme për të luajtur për vendin e tyre të ri”, nënvizoi Southgate.

“Ata më kanë impresionuar vërtet me ndeshjet e tyre në këto kualifikime, e po ashtu më kanë pëlqyer shumë edhe në Ligën e Kombeve, e cila ua dha atyre vetëbesimin”, shton ai.

Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, e vlefshme për Grupin A, do të zhvillohet të martën mbrëma në orën 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco