Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Sulmuesi i Shpresave lë Shqipërinë dhe i bashkohet Kosovës

Sulmuesi i Shpresave lë Shqipërinë dhe i bashkohet Kosovës

21:52, 07/08/2019
A+ Aa A-

Një tjetër futbollist i jep lamtumirën përfaqësueses shqiptare për të veshur fanellën e Kosovës në të ardhmen.

Valdrin Mustafa, një sulmues i cili trumbetohej prej kohësh se ishte një prej elementëve premtues të përfaqësueses kuqezi U21, ka vendosur që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, ndoshta i mërzitur edhe prej faktit se prej më shumë se një viti nuk aktivizohej me Shpresat.

Ishte pikërisht trajneri Bushi ai që pas sugjerimeve të skautëve të FSHF e afroi sulmuesin e ri që në moshën 18-vjeçare në ekipin U21, duke e aktivizuar në 4 ndeshje zyrtare.

Por që nga marsi i vitit 2018, për shkak dëmtim e sidomos preferencash të tjera, Mustafa nuk figuron më në listat e përfaqësueses shqiptare.

Një situatë e cila ka çuar drejt këtij vendimi të sulmuesit, i cili është pjesë e ekipit të dytë të Hanover dhe që në ndeshjen e parë të këtij sezoni ka gjetur golin me ekipin e tij.

Ai ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale këtë vendim që ka marrë.

“Me shpirt dhe Zemër Shqiptar, me Kosovën do luaj për të gjithë ne jemi një!”, shkruante futbollisti i cili me sa duket pret tashmë ftesën nga përfaqësuesja A e Kosovës pasi me atë U21 nuk mund të aktivizohet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco