U dëmtua me Malin e Zi, ylli i Kosovës do të operohet. Ja sa do mungojë

U dëmtua me Malin e Zi, ylli i Kosovës do të operohet. Ja sa do mungojë

15:07, 11/06/2019
A+ Aa A-

Kosova nuk do të ketë në dispozicion shërbimet Arbër Zenelit për pjesën e mbetur të fushatës kualifikuese të kampionatit të Euro 2020.

Tashmë është zyrtare, sulmuesi anësor i “Dardanëve” për shkak të dëmtimit që pësoi në sfidën ndaj Malit të Zi, do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë larg fushave të futbollit për një kohë të gjatë.

Këtë e ka konfirmuar skuadra franceze, Reims, e cila ka sqaruar gjendjen e lojtarit pas kryerjes së testeve mjekësore.

“Me vendim të konfirmuar nga stafi mjekësor i klubit, Zeneli do kryejë një operacion javën e ardhshme. Zeneli vlerësohet se do të mungojë nga 7 deri në 9 muaj”, thuhet në njoftimin e klubit francez, Reims.

Një lajm shumë i keq ky për “Dardanët”, që tashmë shpresojnë të kenë të gatshëm Zenelin për fazën play-off në Nations League në Mars të 2020-ës, gjithmonë në rast se nuk arrijnë të sigurojnë kualifikimin direkt nëpërmjet eliminatoreve në Euro 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco