VIDEO/ Kosova mbetet e pathyeshme, merr 1 pikë nga transferta e ‘nxehtë’ e Malit të Zi

VIDEO/ Kosova mbetet e pathyeshme, merr 1 pikë nga transferta e ‘nxehtë’ e Malit të Zi

22:37, 07/06/2019

U luajt në Podgoricë ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020, shkruan Syri.net.

Ky takim, i cili u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit që i ka dhënë UEFA Malit të Zi, u mbyll në barazim 1-1.

Rashica kaloi në avantazh “Dardanët” në minutën e 25-të, ndërsa për vendësit barazoi Mugosa në të 69’.

Kosovarët humbën disa raste të pastra, teksa kishin shansin të dilnin me tri pikë nga kjo transfertë, ku morën vetëm 1.

Kësisoj, skuadra e Bernard Challandes, pas dy ndeshjeve të para në grup ka 2 pikë, dhe për koiçidencë 2 barazime nga 1-1 me Bullgarinë në shtëpi dhe me Malin e Zi në transfertë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco