Zyrtare/ Angli-Kosovë do të luhet në këtë stadium

Zyrtare/ Angli-Kosovë do të luhet në këtë stadium

15:50, 01/05/2019

Zyrtarizohet stadiumi ku Anglia do të presë Kosovën në eliminatoren e Europianit, që do të zhvillohet shtatorin e ardhshëm.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “St. Mary’s” të Southamptonit, të martën më 10 shtator.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Anglisë me Kosovën, që kur kjo e fundit u anëtarësua në UEFA dhe FIFA më 2016.

Federata e Futbollit në Angli shkruan se: “Kosova ka pasur një start madhështor në skenën ndërkombëtare, duke kryesuar grupin në Ligën e Kombeve pa asnjë humbje, për të siguruar play-off-in për “EURO 2020”.

Biletat për ndeshje do të dalin në shitje në Angli më 10 maj, me çmime nga 10 paundë për fëmijët në shoqërinë e prindërve për të vijuar me 25, 35, 45 dhe 55 paundë për sektorë të ndryshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco