Shpallet programi i Lojërave Olimpike të Tokios 2020

Shpallet programi i Lojërave Olimpike të Tokios 2020

07:18, 17/04/2019
A+ Aa A-

Është publikuar programi i Lojërave Olimpike të Tokios të vitit të ardhshëm, ku një numër i madh finalesh do të zhvillohen në mëngjes.

Nëntë finale të atletikës, duke përfshirë maratonat e finalen e 50 kilometrave ecje sportive, do të mbahen në mëngjes, për të shmangur temperaturat e larta të mesditës.

Edhe finalet e basketbollit dhe të notit do të zhvillohen në mëngjes pjesërisht për shkak të televizioneve amerikane, që dëshirojnë t'i transmetojnë këto veprimtari në kohën më të mirë televizive, shkruan CRI.

Sipas programit, ceremonia e hapjes do të zhvillohet më 24 korrik, në 8:00 të mbrëmjes sipas orës vendore. Softbolli i femrave do të jetë veprimtaria e parë e Lojërave, dy ditë përpara ceremonisë së hapjes.

Qitja me pushkë me ajër 10 metra për femra është veprimtaria e parë ku do të jepen medalje, në mëngjesin e ditës së nesërme pas hapjes zyrtare të olimpiadës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco