Stadiumi ku Anglia do të luajë me Kosovën, nuk është ‘Wembley’

Stadiumi ku Anglia do të luajë me Kosovën, nuk është ‘Wembley’

08:34, 05/04/2019
A+ Aa A-

Prej kohësh ishte zyrtarizuar se sfida mes Anglisë dhe Kosovës, e vlefshme për grupin A të eliminatoreve të Euro 2020-ës, nuk do të luhet në stadiumin e famshëm të Londrës, “Wembley”.

Sfida është parashikuar të luhet më 10 shtator të këtij viti, ndërsa për herë të parë që prej ndeshjes me Maqedoninë në 2008-ën, që u luajt në “Old Trafford”, Anglia do të rikthehet të luajë një ndeshje zyrtare, larg “Wembley”-t.

Stadiumi që do të mirëpresë sfidën nuk është publikuar ende nga Federata Angleze e Futbollit, por mediat e bëjnë thuajse të sigurt që takimi do të luhet në Southampton.

“St. Mary Stadium” është emri i impiantit të qytetit jugor të Anglisë, që ka një kapacitet prej pak më tepër se 32 mijë personash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco