Përfaqësuese apo Kombëtare? Rashica i përgjigjet pyetjes që ngrihet për Kosovën

Përfaqësuese apo Kombëtare? Rashica i përgjigjet pyetjes që ngrihet për Kosovën

15:15, 20/03/2019
A+ Aa A-

Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara në këto vitet e fundit. Megjithatë, një diskutim që Rashica ka dhënë mendimin e tij, është ai nëse Kosova është një kombëtare apo përfaqësuese.

Ylli i Werder Bremenit shprehet se të gjithë e njohin Kosovën si kombëtare dhe kjo duhet të pranohet edhe nga të tjerët.

“Shumë prej nesh mërziten kur thonë kombëtarja e Kosovës. Ata thonë se ne jemi përfaqësuese, ndërsa ata janë kombëtare. Ne mund t’i themi vetes edhe kombëtare edhe përfaqësuese, por vendet e tjera na njohin si kombëtare”, është shprehur Rashica për “Gazetën Olle”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco