Mbrojtësi i kampionëve të Kosovës huazohet te klubi i Superligës shqiptare

Mbrojtësi i kampionëve të Kosovës huazohet te klubi i Superligës shqiptare

21:21, 06/01/2019
A+ Aa A-

Kamza ka arritur të gjejë një mbrojtës krahu, për gjysmën e dytë të sezonit.

Ekipi i Ernest Gjokës ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë, Arbër Shala, nga klubi i Dritës në Kosovë.

Siç njofton vetë klubi nga Gjilani, Shala do të transferohet te Kamza në formën e huazimit, deri në fund të këtij sezonit.

27-vjeçari ka qenë më parë edhe pjesë e Laçit, në sezonet 2016-2018, ku ka luajtur edhe 41 takime.

Njoftimi i Dritës

Mbrojtësi i krahut Arbër Shala është transferuar në formë huazimi në kampionatin shqiptar te skuadra e Kamzës.

Sot është arritur marrëveshja në mes të palëve ku Shala do të jetë pjesë e Kamzës deri në fund të kampionatit!

Suksese Arbër!

FC DRITA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco