A mund të luajë portieri i Manchester Cityt për Kosovën? FIFA merr këtë vendim

A mund të luajë portieri i Manchester Cityt për Kosovën? FIFA merr këtë vendim

18:55, 14/11/2018
A+ Aa A-

Qeveria Botërore e Futbollit (FIFA) ka dhënë leje që portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi, të mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.

Kjo i jep të drejtë portierit shumë të talentuar të paraqitet që në ndeshjen ndaj Maltës.

Tani trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, do të ketë më shumë alternativa përsa i përket gardianit të portës që do të zgjedhë. 

Kosova do të ndeshet me Maltën të shtunën me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe tri ditë më pas do të udhëtojë për në Valeta për t’u ndeshur me Azerbajxhanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco