Mbrëmjen e djeshme Drita mundi Prishtinën me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së Kosovës.
E tifozi më i zjarrtë dhe ndoshta më i njohur i Dritës, është sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.
Me anë të një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, Shaqiri e ka uruar Dritën për fitimin e Superkupës.
Si zakonisht ai ka veshur një bluzë të Dritës ku mbi fotografi ka shënuar;
“Urime FC Drita, Super Kupa”.
Drita fitoi me përmbysje me Prishtinën. Mankenda shënoi golin e parë për Prishtinën, por në pjesën e dytë, goli i Gërbeshit dhe Haxhimusës i sollën trofeun e parë të Superkupës Dritës së Gjilanit.
© SYRI.net