Duka: Ju tregoj çfarë bëmë herën e fundit që u takuam me Vokrrin

Duka: Ju tregoj çfarë bëmë herën e fundit që u takuam me Vokrrin

14:20, 10/06/2018
A+ Aa A-

U zhvilluan në Prishtinë homazhet në nderim të Fadil Vokrrit, presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, që humbi jetën krejt papritur nga një atak kardiak paraditen e së shtunës.

Personalitet me të larta në Kosovë si dhe njerëz të thjeshtë, dashamirës të kësaj figure të madhe të futbollit kosovar ngushëlluan familjarët dhe komunitetin e futbollit për këtë humbje të madhe.

Shprehu ngushëllimet për humbjen e parakohshme të Vokrrit edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili theksoi se Fadili me veprat e tij do të mbetet i përjetshëm.

“Në fakt, nuk e mendoja se do të isha në këtë ditë për të folur për këtë gjë. Nuk e mendoja se do të vija në Prishtinë për të përcjellë Fadilin. Për mua ai është futbollisti më i madh në Shqipëri. Unë kam humbur një mik dhe nuk po e them vetëm si një fjalë rasti.

E kam menduar si të pabesueshëm dhe lajm të rremë, por ja që isha gabuar. Ai nuk e njihte diplomacinë dhe ta thoshte të vërtetën në sy. Për këtë mendoj se kemi humbur shumë.

Ka humbur i gjithë sporti një njeri të mrekullueshëm. Ai ka siguruar përjetësinë e tij me veprat që ka bërë gjatë jetës. Tashmë ne nuk kemi asgjë në dorë ta ndryshojmë.

Ai nuk më ka thënë kurrë një fjalë të keqe, pavarësisht punës tonë. Herën e fundit që e kam takuar ishte para 10 ditësh, ku kemi pirë verë të kuqe së bashku. Piu me tepër se unë dhe sa mirë që bëri kështu”, tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco