Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Haradinaj pret ekipin kampion, i dhuron Dritës së Gjilanit dekoratën 'Harta e Kosovës'

Haradinaj pret ekipin kampion, i dhuron Dritës së Gjilanit dekoratën 'Harta e Kosovës'

15:12, 25/05/2018
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit të futbollit Drita të Gjilanit.

Haradinaj klubit të Gjilanit i ka ndarë dekoratën e Hartës së Kosovës.

Drita është shpallur kampione e Kosovës për sezonin 2017-2018, teksa do të marrë pjesë në Champions League në edicionin 2018-2019.

Për t’u shpallur kampion, Dritës i mjaftoi barazimi kundër Prishtinës në javën e fundit, ndeshje që u mbyll 0-0 në stadiumin “Shani Haxhiislami” të Pejës.

Drita e përfundoi sezonin me 67 pikë, tri më shumë se Prishtina, teksa përgjatë 33 javëve pësoi vetëm 2 humbje, regjistroi 13 barazime dhe arriti 18 fitore.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco