Kosova paraqitet me 3 boksierë në kampionatin evropian

Kosova paraqitet me 3 boksierë në kampionatin evropian

11:04, 15/04/2018
A+ Aa A-

Ekipi i Kosovës me tre boksierë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për të rinj 17 – 18 vjeçar në Roseto Degli Abruzzi të Italisë nga 17 – 26 prill.

Ekipin e Kosovës në këtë turne do ta përfaqësojnë tre boksierë. Shpëtim Bajoku në kategorinë 60kg, Erdonis Maliqi në kategorinë 64kg dhe Besart Pireva në kategorinë 75kg.

Sipas trajnerëve të tyre, boksierët janë të përgatitur mirë dhe në formë të mirë edhe pse përgatitjet i kanë zhvilluar në klubet e tyre, përveç Besart Pirevës i cili është duke zhvilluar përgatitje në Itali.

Selektori Shefki Bogujevci shpreson se këta djelmosha do të sjellin medalje nga ky kampionat evropian.

Duhet cekur se Erdonis Maliqi vitin e kaluar ka zënë vendin e 5 në kampionatin evropian për juniorë.

“Shpetim Bajoku është njëri ndër boksierët më të mire në rajon e më gjerë ku vitin e kaluar ka sjellë shumë medalje nga turnetë ndërkombëtare, dhe ky boksier renditet ndër boksierët më të mirë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, sipas komunikatës, Besart Pireva është boksieri më perspektiv i Kosovës pasi i njëjti vitin e kaluar dhe këtë vit ka shënuar 16 meqë pa asnjë humbje, por këtij talenti i mungon përvoja ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco