Shqipëria dhe shqiptarët të rrezikuar nga bashkëpunimi Rama-Vuçiç!

Shqipëria dhe shqiptarët të rrezikuar nga bashkëpunimi Rama-Vuçiç!

Nga Enver Bytyçi - 29/06/2021

Ish-Presidenti Donald Trump ka nisë lëvizjen e tij "Ta shpëtojmë Amerikën"! Çdo mendje normale do të thoshte në këtë rast: "Kur Donald Trump kërkon ta shpëtojë Amerikën nga Joe Biden, çfarë duhet të thonë shqiptarët për qeverisjen e Edi Ramës dhe bashkëpunimin e tij me Serbinë"?! Në rastin tonë kjo thirrje vjen e bëhet imperativ i kohës: - Të shpëtojmë Shqipërinë dhe shqiptarinë nga bashkëpunimi Rama-Vuçiç. Në këtë kontekst duhen veçuar disa aspekte:

1. Midis dy liderëve, atij serb dhe këtij tonit, ka marrëveshje të fshehta. Ky është rreziku më i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Presidenti i Serbisë e mbështeti fuqishëm kryeministrin e Shqipërisë që ky i fundit "ta fitojë" mandatin e tretë të qeverisjes.  Edhe sikur Rama të ishte nipi i Borkës, siç është Vuçiç, presidenti serb nuk do ta mbështeste atë kaq hapur dhe me nervozizëm që të rrinte në pushtet. Por Edi Rama ze vend të veçantë në axhendën e presidentit të Serbisë. Eshtë i preferuari i shekullit dhe bashkëpunëtor në krimin anti-shqiptar.

Investimet e reklamuara të kryeministrit shqiptar janë investime strategjike të projektuara në Beograd e ndërmjetësuara nga Beogradi. Interesi serb për koridorin Durrës-Beograd është i jashtëzakonshëm. Kompanitë logjistike të transportit dhe infrastrukturës së tij nga Serbia kanë filluar të instalohen në Shqipëri. Marrëdhënia Vuçiç-Rama është shumë më e thellë se ajo që shohim. Kush beson se kjo marrëdhënie është në interesin e shqiptarëve, ai është debil nga trutë e kokës! Ndërsa nismat politike, si ajo e Minishengenit, janë autostrada e realizimit të projekteve radikale anti-shqiptare të Sebisë kundër intersit kombëtar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Prandaj Shqipëria dhe shqiptarët duhet të shpëtohen nga bashkëpunimi i Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç!

2. Në ndihmë të projekteve Rama-Vuçiç është mobilizuar e gjithë struktura dhe superstruktura mafioze e trafikantëve dhe kriminelëve të të dy vendeve. Ka raste kur kriminelët, si dhe vrasjet e krimet që ata bëjnë, nxiten e përdoren për të maskuar marrëveshjet e fshehta Rama-Vuçiç për shndërrimin e Serbisë në fuqi ekonomike e tregtare rajonale, edhe pse dihet se kjo marrëveshje e shndërron ekonominë e shteteve të tjera të rajonit në veprimtari të varur prej Serbisë. Shtrirja në jug të Ballkanit e Serbisë ishte ëndërra serbe e fillimit të shekullit të XX. Me ndihmën e Edi Ramës këtë ëndërr po e realizon Aleksandër Vuçiç në dhjetëvjeçarin e tretë të shekullit të XXI. 

Këtë katastrofë të cilën po na e sjellin në mënyrë të sinkronizuar iniciativat politike rajonale të Edi Ramës dhe presidentit serb, si dhe mekanizmat e veprimtarisë kriminale të mafies rajonale të të dy vendeve.  Mafia dhe krimi i organizuar janë ulur këmbkryeq në pënyrë të pakontrolluar në Shqipëri dhe në mënyrë të kontrolluar në Serbi. Të dy këto segmente bashkëpunojnë ditën e natën për të shpronësuar shqiptarët dhe pronësuar trafikantët, për të varfëruar Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi dhe për ta pasuruar Serbinë. 

3. Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë ende shpresë se ata do t'i shopëtojë Kosova, si gjithmonë në historinë tonë! Ndryshimi politik i 6 shkurtit të kaluar në Kosovë është një ngjarje e madhe që jep shpresë se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç nuk do të kenë sukses në projektet e tyre anti-shqiptare. Megjithatë, të dy këta po zgjerojnë përkrahjen e tyre në projektet kundër nesh. Po bëjnë lëshime tjera me qëllim që të marrin mbështetje për minishengenin, si çelësi i suksesit të tyre. Të dy këta nuk ndalen dhe gjithnjë shfrytëzojnë rastin të promovojnë njëri-tjetrin dhe pjellën anti-shqiptare të tyre: -Minishengenin shkatërrues të interesave tona kombëtare. Shkatërrues për faktin se iniciativa Rama-Vuçiç ka synim izolimin e Kosovës dhe shkatërrimin e shtetësisë së saj, si kusht i zgjerimit të pandalur të Serbisë në jug të saj.

Nuk dihet sa do të rezistojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani përballë këtij rreziku kombëtar, por deri tani kanë dhënë shenja pozitive në këtë drejtim. Këta të dy, si dhe të gjithë politikanët që e duan Shqipërinë, Kosovën dhe i respektojnë vlerat e shqiptarëve, duhet të bashkohen me qëllim që të shkatërrohen planet e Aleksandër Vuçiç kundër nesh. Para së gjithash akademikët, njerëzit e dijes, ata të letrave, të kulturës dhe të medies kanë detyrimin të punojnë çdo ditë për t'i informuar shqiptarët lidhur me këtë rrezik të madh kombëtar! Mos prisni të shihni flakën! Mos mendoni se tymi që shohim nuk është një zjarr i madh, në të cilin mund të digjemi të gjithë bashkë!

Për të gjitha këto arsye duket qartë se patronazhisti i Ramës është Aleksandër Vuçiç, i cili jo vetëm e monitoron dhe ndihëmon në fushatë elektorale, duke goditur opozitën shqiptare, por edhe i kundërvihet BE-së për moshapjen e negociatave me Shqipërinë. Të dy këta janë gjithnjë bashkë në ditë të mira e të vështira. Dhe nëse nuk i ndalim sot, atëherë nesër Shqipëria dhe shqiptarët do të vuajnë më shumë se në shekullin e XX pasojat e një bashkëpunimi kaq të ngushtë midis kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Serbisë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari29/06/2021 14:15

FJALE, FJALE DHE VETEM FJALE PASKAN SHQIPTARET, GAZETARET, ANALISTET, PROFESORET DHE QYQARET!!! TERR-TERR-TERR NEPER GAZETA, PORTALE DHE BANAQE TELEVIZIONESH!!!
VETEM KUJISJE QENESH RRUGESH NGA SHKELMAT E KALIMTAREVE TE PAPERGJGJSHEM, VETEM KAKARISJE PULASH SHQIPTARE TE TREMBURA SEPSE KANE VDEKUR PERGJITHMONE ISA BOLETINET, IDRIZ SEFERET, BAJRAM CURRET DHE AVNI RUSTEMET!!!
RAMA KESHTU, RAMA ASHTU, RAMA NA BERI KETE, RAMA NA BERI ATE, RAMA PO NA BEN KETE DHE RAMA PO NA BEN ATE, RAMA KA 9 VJET PO UA BEN NENAT, GRATE DHE MOTRAT DHE ASNJE SHQIPTAR NUK KA BYTHE QE TE NGRIHET, NUK KA DINJITET, NUK KA TRIMERI QE TE TREGOJE SE CFARE JANE SHQIPTARET, PERVEC SE TE KORRUPTUAR, VRASES, KRIMINELE, TE PABYTHE, MASKARENJ QE SHESIN VOTEN!!!
CFARE SHQIPTARESH JENI JU QE DURONI PREJ 9 VITESH NJE PSIKOPAT, NJE TE SEMURE PSIQIK DHE TE DROGUAR QE PO TALL BYTHEN ME JU, QE PO JU VJEDH, QE PO JU GRABIT, QE PO JU TALL, QE PO JU PERQESH, QE PO JU PESHTYNE EDHE NEPER PJATAT QE HANI SUPE??!!!
BOLL ME FJALE! BOLL ME LLAFE! BOLL ME ANALIZA! BOLL ME SHKRIME TEORIKE, SEPSE KETE E KA BERE SAMI FRASHERI PARA 150 VJETESH "SHQIPERIA C'KA QENE, C'ESHTE DHE SI DO TE KATANDISET"!!!!
NGA FJALET NUK E RRUAN, NUK E KRRUAN DHE NUK E CAN BYTHEN FARE RAMA!!!
A KA SHQIPERIA ISA BOLETINE, IDRIZ SEFERE, BAJRAM CURRE DHE AVNI RUSTEME?
SOT SHQIPERIA NUK KA ME ARMIQ TE JASHTEM, AS SERBE, AS TURQ OTOMANE, AS GREKE, AS FASHISTE ITALIANE DHE AS NAZISTE GJERMANE, POR E KA ARMIKUN ME TE RREZIKSHEM PERPARA SYVE, PERPARA DRITARES DHE DERES SE SHTEPISE, NE RRUGE, NE PUNE, NE PLAZH, NE SHKOLLE, NE SPITAL, NE CDO HAPESIRE TE JETES!! E KA PERPARA SYVE DHE NUK GUXON TE NGREJE KOKEN!!!
ARMIKU ME I MADH, ME I RREZIKSHEM DHE ME QELBUR PER TE GJITHE SHQIPTARET ESHTE VETEM EDI RAMA!!!!

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco