Egërsia e sulmeve ndaj Albin Kurtit buron nga frika

Egërsia e sulmeve ndaj Albin Kurtit buron nga frika

Nga Kim Mehmeti - 25/01/2021

Egërsia me të cilën sulmohet kryetari i VV nga disa 'analistë' buron nga frika se do e humbin grazhdin shtetëror! A e keni vërejtur: debatet televizive ne Kosovë u ngjajnë atyre që zhvillohen në ndonjë vend të kërcënuar nga pushtuesit e huaj!

Është perverse dhe e panatyrshme, por siç duket, disa "opinionistë të pavarur" të Prishtinës, ardhja eventuale e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, i tmerron më shumë se rikthimi i regjimit millosheviqian në Kosovë!

Dhe e dini nga vjen e gjithë kjo egërsi te shumica e "analistëve", që me aq urrejtje flasin për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë parti në përgjithësi?!

Ajo egërsi buron nga bindja e tyre se liria e të shprehurit është baras me ‘prostitucionin’ politik, se interesi kombëtarë është çështje "anale", pra atë egërsi e ushqejnë ata që e duan Kosovën ku nëna parti të bën "opinionist" të pavarur, intelektual e vlerë kombëtare.

Po pra, tërbimi me të cilin disa "analistë" e sulmojnë kryetarin e VV dhe partinë e tij, buron nga frika e tyre se do e humbin grazhdin shtetëror nga i cili janë majmur ata vet dhe të gjithë zhvatësit e Kosovës.

Pra, e keni vërejtur me çfarë egërsie sulmohet VV, e cila kurrë nuk e ka qeverisur vendin e me çfarë perversiteti e çmenduria mbrohen sunduesit e mëparshëm që Kosovën e bënë joshtet?!

Andaj, mos u besoni atyre që e përbuzin inteligjencën tuaj duke dashur t'ju bindin se Kosova nuk është ajo ku ju jetoni, por parajsa ku banojnë zhvatësit e saj!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco