Ramushi dhe biznesmenët e miellit!

Ramushi dhe biznesmenët e miellit!

- 08/02/2019

Po ndiqja intervisten e Kryeministrit Ramush Haradinaj ne “T7“ te kolegut Leonard Kerquki dhe me beri pershtypje sinqeriteti i tij, ku foli hapur per ceshtjen me te ndjeshme per momentin ne Kosove! I sinqert ne ato qe tha, i drejt ne ato qe bene dhe shume i hapur, ndryshe nga shume poltikane si ne Kosove e Shqiperi, duke treguar edhe grimca te bisedave aspak te kendshme ndaj tij!

Kryeministri i Kosoves duhet mbeshtetur ne vendimarrjen e tij te “takses” ndaj Serbise pasi “gjarperinjet” kane dal nga strofulla dhe duan me cdo kusht ti plotesojne kushtet e Beogradit! Ai ishte aq i sinqert dhe nuk ngurroi te tregoi edhe bisedat e tavolines e presionet e Presidentit partiak te Kosoves e “ushtareve” te tij, te cilet direkt e indirekt prej kohesh po mundohen ti mbushin mendjen shqiptareve qe duhet marrveshje me Serbine edhe duke i fal territore! Ata mendojne se trajtohet territori i Kosoves si prona publike e vjedhur prej tyre qe pas luftes! E nisen me korigjim kufiri, e vazhduan me demarkim e tani thone nje demarkim teknike dhe tregojne perrallat e marrjes se Lugines se Presheves! Keto lojra fjalesh vetem Baton Haxhiu i beson dhe interpreton si nje aktor amator duke tentuar te fsheh interesat e tij apo edhe misionin qe ka marr!!

Ne kohen qe Haradinaj fliste, te them te drejten me shkoje mendja te sakrifica qe ka bere per Kosoven familja e tij dhe tani ai personalisht po sakrifikon edhe karrieren e tij per nje vendim (taksen) qe edhe per mua eshte i drejte biles shume i vonuar! Taksa por edhe reciprociteti eshte dashur me kohe ti vendosej Serbise edhe nga ish-qeveria e Presidentit partiak e te tjereve, qe per shkak te pozitave kane marr leje ne Serbi (me ndermjetesimin e BE) per cdo vendimarrje! Une jam dakord qe duhet nje marrveshje, por mendoj se eshte Serbia ajo qe ka me shume nevoj per kete marrveshje dhe jo Kosova! Nuk ulet ne bisedime me kushte sepse per kushte Kosova ka aq shume sa nuk do kete flet te bardh te mjaftueshme! Po ku ishte BE-ja e Serbia para vendimit te takses, pse nuk u ulen per nje marrveshje??! E pra qe ta kuptoni, taksa e ka vene ne veshtiresi pushtetin e mikut te Edi Rames ne Beograd Vuçiçin dhe shqip-folesit si Haxhiun me sho, qe jane terbuar e duan marrveshje me cdo kusht edhe duke heq taksen se i eshte nderprere biznesi i miellit (jo vetem) nga Serbia!

Keshtu qe mendoj se kryeministri Haradinaj duhet te vazhdoje rezistoje para ketyre presioneve, qofte edhe duke shku ne zgjedhje te parakohshme se jam i sigurt se do te marr me shume vota e mbeshtetje nga qytetaret e Kosoves se boll më me tolerime!

#Bojkotoni_mallrat_serbe#

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco