Pakti Rama-Vuçiq për Kosovën njësoj si Pakti Ribbentrop-Molotov për Poloninë!

Pakti Rama-Vuçiq për Kosovën njësoj si Pakti Ribbentrop-Molotov për Poloninë!

Nga Enver Bytyçi - 01/12/2018

Pakti midis ish-kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e lidhur para dy vjetëve në Nish për ndarjen e Kosovës është një marrëveshje për pushtimin e shtetit më të ri në botë, Kosovës, midis dy shteteve ballkanike në armiqësi historike me njëri-tjetrin e në miqësira të përtërira midis bijëve dhe etërve të 8 nëntorit 1941! Si e tillë kjo marrëveshje është e ngjashme me me Paktin Robbentrop-Molotov të 24 gushtit 1939.

Po cilat janë ngjashmëritë?

Thelbi i të dy marrëveshjeve është një ndarje e re e territoreve. Pakti gjermano-sovjetik i njihte Bashkimit Sovjetik të drejtën që të rikthente në territorin e saj disa zona, të cilat me vendimet e Versajës iu shkëputën Moskës. Viktima e parë dhe kryesore do të ishte Polonia. Sipas paktit Ribbentrop-Molotov, kufiri ndarës i zonave të pushtimit midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik do të shtrihej në brendësi të Polonisë përgjatë lumenjve Narev, Vaishzelund dhe San.

Në marrëveshjen Rama-Vuçiq ndodh e njëjta gjë. Vetëm se viktima e radhës nuk është më Polonia, është Kosova. Nëse marrëveshja e 1939-es revokon vendimet e Versajes, marrëveshja Rama-Vuçiq revokon vendimet e Grupit e vitit 2004 të Kontaktit për Kosovën, kur u vendos që Martti Ahtisaari në bisedimet për statusin e Kosovës të ruante disa kritere: Kriterin e ruajtjes së tërësisë territoriale të saj si dhe kriterin që Kosova të mos bashkohej me Shqipërinë e të kishte një status jo më pak se autonomia e vitit 1974.

Pakti Ribbentrop-Molotov u mbajt sekret. Po ashtu pakti Rama-Vuçiq eshte i njohur vetem per Hashim Thaçin dhe Baton Haxhiun! Fatmiresisht e zbuloi para pak ditesh kryeministri Haradinaj,dhe ia beri te njohur opinionit publik.

Ndërkohë sipas marrëveshjes Rama-Vuçiq ky vendim i Grupit të Kontaktit zhvleftëson e bashkë me të zhvleftësohet dhe dokumenti ndërkombëtar i presidentit Ahtisaari për statusin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ndërkohë kufiri midis Shqipërisë dhe Serbisë vendoset në rrjedhën e lumit Ibër, duke devijuar në lindje të këtij lumi për ta shtënë në sferën e pushtimit serb Trepçen dhe rrethinat e saj. Ndërsa Shqipëria do të pushtojë territoret që ajo parapëlqen më shumë, fushat e Dukagjinit dhe alpet e Kosovës.

Një javë pas Paktit Ribbentrop-Molotov, më 1 shtator 1939, Gjermania sulomi Poloninë, datë e cila shënon edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Polonia u pushtua, ndërsa më 29 shtator 1939 u nënshkrua Pakti i mossulmimit midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Edhe në rastin e marrëveshjes Rama-Vuçiq ushtria serbe do të hyjë në territorin e Kosovës vetëm një javë pas nënshkrimit të saj prej kolaboracionistit të Prishtinës Hashim Thaçi dhe skenaristit të ndarjes së Kosovës, Aleksandër Vuçiq. Ndërsa Shqipëria do të bëjë sehir, derisa trupat ushtarake serbe të rehatohen e më pas do të nënshkruhet një marrëveshje e dytë midis dy liderëve, Rama e Vuçiq, duke predikuar njësoj si Hitleri e Milosheviçi, paqen ballkanike! Marrëveshja e dytë do të përcaktojë kufijtë midis Serbisë dhe Shqipërisë, shtete këto që do të realizojnë përfundimisht fshirjen nga harta politike të shtetit të Kosovës. Pushtimi serbo-shqiptar i Kosovës do të jetë epilogu i marrëveshjes së përbashkët Rama-Vuçiq.

Ndërsa agresioni serb kundër popujve të tjerë në Ballkan do të marrë dimensione të reja. Serbia do të vihet në rolin e Gjermanisë hitleriane, ndërkohë që Shqipëria do të luftojë për mbijetesën e vet, duke pësuar fatin e Bashkimit Sovjetik.

Nëse bindemi se pakti Ribbentrop-Molotov ngjan me paktin Rama-Vuçiq, atëherë nuk do ta kemi të vështirë të kuptojmë edhe pasojat e këtij pakti midis Tiranës zyrtare dhe Beogradit. 

Tiranë, më 30.11.2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.refugjat luft nga Kosova-03/12/2018 21:20

PAKTI SEKRET RAMA THAÇI VUÇIQ-TRAKTI DEKRET DRAMA PLAÇI TRUHIÇ;KUR NJË
JEVG ZORRJANI-ZGUR ZIJË DJEG HORGANI;O,FARKATAR QYTETI-HARKAR FRYTETI;
ARDHACAK ÇIPQI-GARDHARAK CIPGRI;SHQIPTARËT JA MBARUAN KOLIBËN-SHKRIP-
ARËT I GRANTUAN ROKRIBËN;DHE,MAGARI I JEVGUT DITËNATË KULLOTEJ MORE O,
TRULLOTEJ,RRETHËÇARK KOMUNË-GRETHËPARK ROKRUMNE;A,NATRADINOMUSI
KATRAGRINOPUSI,PËR TALLJE,TERPRRALJE,KAPI GOMARIN E JEVGUT PËR VESHI-
TERË SHESHI,DUKE FUTUR,MRUTUR,NË ZYRË,FYRË,KRYEMINSTRI-FRYEKRIMISTRI;
SA E SHTYRI MBRËNDA-NA HYRI TBRËNDA;SHI ,ZHUTI IA MBYLLI DERËN-SI HUTI IA
HYLLI,DYLLI,VLERËN;GOMARI KOÇITI KËMBËT-MAGARI TROKITI TRËMBËT;KUR E PA
KRYMINSTRI-ZURE VRA FRYKRIMISTRI-FYETRINISTRI;DUKE RRAHUR SHUPLAKË;O,
GRAHUR DRUSHLAKË;BËRTIMË PISKMË-KËRCËCËLLIMË VIKAMË;PLLET GOMARI-
KLLET MAGARI;TIM E MJEGUL-KRIM E PJEGULL;PJGULLLAJE-MJEGULLNAJE;THIRR
E QIRR KRYMNISTRI-FRYKRIMISTRI;HEU ZHUT PIKALANI-KREU FUT GRIKAKLANI;ÇKA
MË BERË-ÇKAPË VLERË,NDERË;ME KËTE MAGAR MAXHUPI-GOMAR MANGUPI;SILLE
PSHTILLE,ZHUTIN E MAXHUPIN NË GJYKATORE-PYKAFORE;-PSE E FUTE GOMARIN E
JEVGUT NË ZYRËN E KRYMNISTRIT?!-PO GOMARI I JEVGUT SI I ZOTI I KOMUNËS E,
AI SHKOI TË KËRKOI NJË LIVADH TË BUTË PËR KULLOSË,SE NUK KA ÇKA HAN MË O,
NË KËTE OBORR TË KOMUNË-ORE,SI HORR LË HORRTRUNE;NDËRSA,JEVGU QE PO
PËRGJEGJEJ,NDËRGJEGJËj:OU ZOTRI;UNË JAM NJË JEVG MAXHUP;A,NUK JAM NJË
JEVG GABEL;POPULLKOMBI IM ËSHTË KOMBI SHQIPTARË,I BADHË SI BORA;NDËRSA
JEVGU GABELË-AH,KUKU LELË LALË-NGELË SHKALË;AS NUK KANË FE,AS NUK KANË
ZOT,AS NUK KANË DHE,AS NUK KANË MOT;ATA KANIBALË-KATASTROFALË;QË HANË E SHANË;FE E ZOT;DHE E MOT;BUKË E SOFËR-KUKË N'VOTËR;TË PA SHPIRT,TË PA
HIRT,NUK NJOHIN AS VËLLA AS MOTËR;VETËM,VETËM,PËR SHKA NË VOTËR?!.
TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA-NEW JERCEY,USA.

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco