Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pyetje që Thaçi e Rama ju fshihen tinëzisht…

Pyetje që Thaçi e Rama ju fshihen tinëzisht…

Nga SYRI.net - 25/09/2018

Hashim Thaçi e Edi Rama kanë mbajtur të fshehta gjithçka kanë biseduar me Aleksandër Vuçiç lidhur me të ardhmen e Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve në rajon.

Këta të dy pa asnjë mandat, as politik dhe as popullor, thjesht dhe vetëm për interesat e tyre të ngushta personale, kryesisht të pushtetmbajtjes, janë futur në negociata për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës e të Shqipërisë.

Ideja e shprehur nga Thaçi, e bashkërenduar prej tij me Ramën dhe Vuçiç, për gjoja korrigjimin e vijës kufitare Serbi-Kosovë, por që në fakt është qartas ndryshim i kufijve sipas vijave etnike apo thënë ndryshe ‘pastrim etnik me mirëkuptim’, është kundërshtuar ashpër brenda Kosovës, brenda Shqipërisë, nga shqiptarët në Maqedoni dhe nga lidershipi i Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe si dhe nga shumë personalitete që prej 20 vjetësh kanë qenë të angazhuar për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Pyetjet që ju fshihen tinëzisht të tre plëngprishësit janë:

Pyetje për Vuçiç: A do ta njihte Serbia pavarësinë e Kosovës do të realizohej marrëveshja Thaçi-Rama-Vuçiç për korrigjimin e kufirit Serbi-Kosovë?

Kjo pyetje natyrisht i drejtohet edhe Thaçit e Ramës meqenëse të tre e kanë biseduar gjerë e gjatë këtë çështje mes tyre në takime biletarale apo në darka e dreka konfidenciale me prezencën eventuale edhe të Aleks Soros.

Pyetje për Ramën: A do të mbështesë Rama, pas miratimit eventual të marrëveshjes Thaçi-Vuçiç për korrigjimin e kufirit Serbi-Kosovë, kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni e Malin e Zi për tu bashkuar me Shqipërinë?

Këtë përgjigje Rama duhet ta japë në një mbledhje të vendeve anëtare të NATO dhe të Këshillit Europian të BE.

Pyetje për Thaçin: A do ti kërkonte Ramës bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, pas miratimit eventual të marrëveshjes Thaçi-Rama-Vuçiç? Kjo përgjigje është me shumë interes që as Thaçi dhe as Rama të mos luajnë në mënyrë djallëzore me këtë kartë.

 Ekspertët e çështjeve të Ballkanit shtrojnë edhe disa pyetje të tjera:

Në çfarë rrethanash Rusia do të hiqte kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB?

Çfarë garancie do të kërkonte Gjermania që një marrëveshje Serbi-Kosovë nuk do të nxiste kërkesat për rikonfigurim të kufijve në të gjithë vendet e Ballkanit, pra një krizë tjetër ballkanike?

A do të pranonte Serbia, pas miratimit eventual të marrëveshjes Thaçi-Vuçiç-Rama, kërkesën për bashkim, qoftë edhe në formë konfederate të BiH me Serbinë?

Çfarë qëndrimi do të mbante Kroacia ndaj kërkesave të separatistëve kroatë në BiH për bashkim të pjesës kroate të BiH me Kroacinë?

A do të pranonte Rama kërkesën e Thaçit për bashkim të Kosovës me Shqipërinë pasi marrëveshja për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi do të arrihej?

Cili do të ishte reagimi i BiH, Maqedonisë dhe i Malit të Zi nëse do të ndjehej efekti domino në këto vende pas miratimit të marrëveshjes Thaçi-Vuçiç-Rama?

Cili do të ishte në këtë rast qëndrimi i Bullgarisë dhe Turqisë?

Cili do të ishte reagimi i Spanjës nëse kjo marrëveshje do të arrihej?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco