Përse Rama është pozicionuar kundër Merkel, ka frikë prej saj?

Përse Rama është pozicionuar kundër Merkel, ka frikë prej saj?

Nga SYRI.net - 14/09/2018

Edi Rama nuk e ka pasur asnjëherë kancelaren Angela Merkel si model. Madje ai pas kurrizit të saj tallet e bën humor me të duke e quajtur Halla Gjermane. Sepse Rama adhuron dhe ndjek modelin e Erdoganit.

Por ka disa muaj që Rama është pozicionuar kundër kancelares dhe mbrëmë, në një interviste televizive u shpreh në mënyrë cinike dhe fyese haptas kundër saj.

Përse Rama është pozicionuar haptas kundër Merkel?

Mbi të gjitha Rama ka kuptuar se Merkel nuk vazhdon të mbështesë më qeverisjen e tij të korruptuar dhe të lidhur ngushtë me krimin e trafiqet. Qëndrimi i kancelares gjermane për hapjen e negociatave ishte një mesazh i fortë për Ramën, ministrat e tij dhe qeverinë e tij.

Gjithashtu Rama ka kuptuar se nuk mund të vazhdojë të abuzojë më me mbështetjen e kancelares gjermane për të ruajtur pushtetin e tij personal, sepse përfaqësuesit gjermanë të Merkel ja kanë bërë të qartë të gjithë rezervat që kanë për keqqeverisjen e tij…

Ndërkohë Rama ndjen se loja me shumë porta dhe dredhitë që ka bërë thjesht për interesa të karriges së tij  janë tashmë kuptuar mirë nga kancelarja dhe përfaqësuesit gjermanë. Konkretisht marrëdhëniet e ngushta e deri të dyshimta të Ramës me Erdogan janë tashmë të qarta në Berlin.

Po ashtu Rama ndjen se loja e tij me Vuçiç është zbuluar në sytë e Merkel, por mbi të gjitha ndjen se veprimet tinzare të tij me Vuçiç e Thacin për të ndryshuar kufijtë mes Serbisë e Kosovës,  kanë zemëruar në ekstrem kancelaren gjermane se ajo ndjen që kjo lojë tinëzare mund ti vërë flakën Ballkanit e të destabilizojë Europës. Madje Rama preferon të bashkohet kundër kancelares me Mogherinin dhe Hahn me të cilët është i lidhur me shumë fije të dyshimta, me synim çuarjen deri në fund të porosisë për ndryshimin e kufijve gjë që i jep mundësi të ruajë karrigen e kryeministrit.

Rama ndjen po ashtu se Merkel tanimë e ka të qartë se Rama është thjesht një klloun i paaftë e i padobishëm që tregon vetëm barcaleta dhe bën show duke pozuar me brekushe e atlete, pra që i ka dalë boja në sytë e Merkel dhe të gjithë përfaqësuesve seriozë gjermanë.

Bazuar në të gjithë këto Rama ka ndjerë se është vënë në shënjestër nga kancelarja si një individ i paaftë, i pabesë, gënjeshtar, qesharak, i korruptuar, i lidhur me kriminelët e trafikantët dhe një personazh që është në gjendje të bëjë gjithçka, edhe të të serviloset por edhe të të sulmojë për pushtetin e tij personal.

I gjithë ky perceptim frike që i ka prishur gjumin, e ka shtyrë Ramën të afrohet edhe më shumë me Erdogan dhe së bashku me Vuçiç e Thaçin të kërcënojnë kancelaren Merkel me projektin e ndryshimit të kufijve, duke krijuar përshtypjen se kanë mbështetjen e plotë të administratës së re të SHBA dhe prandaj nuk e çajnë fare kokën për të. Kjo sjellje natyrisht e ka zemëruar edhe më shumë kancelaren gjermane, për më tepër që në këtë lojë është bërë pjesë edhe Mogherini e Hahn.

Loja shumë e rrezikshme që po luan Rama duket e ka friksuar shumë atë sepse ndjen që kjo lojë mund jo vetëm t’ia afronte fundin por edhe tja bënte atë të tmerrshëm. Prandaj ndërkohë që mendon ditë e natë kundër kancelares,  ka edhe shumë frikë prej saj.

Këtë tronditje e tokës nën këmbët e Ramës ndjehen edhe nga qytetarët shqiptarë që po binden çdo ditë se fundi i Ramës është çështje javësh. Madje shumë qytetarë ndjejnë se ky fund do të jetë i tmerrshëm për të. Por edhe disa nga ndërkombëtarët, që deri vonë ishin mbështetës të Ramës nuk mungojnë të shprehen për ndryshim të klimës në disfavor të Ramës dhe rreziqet që e kanosin atë në ditët e javët në vijim.  

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco