Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Loja Vuçiç - Thaçi - Rama vazhdon tinëzisht

Loja Vuçiç - Thaçi - Rama vazhdon tinëzisht

Nga Syri.net - 08/09/2018

Soros pasi vlerësoi se të gjithë drejtuesit dhe ish-drejtuesit europianë të establishmentit u ngritën kundër planit për shkëmbim territoresh dhe ndarjes së Ballkanit sipas vijave etnike, i dërgoi mesazh “djemve ballkanas” të tërhiqen se kishte shume gjasa që plani të dështonte. Madje Soros vuri re se Thaçi po kthehej në viktimën e parë të këtij dështimi, prandaj i sugjeroi Vuçiç që t'ia lehtësonte frymëmarrjen Thaçit, duke dhënë përshtypjen në Prishtinë se Thaçi është patriot e nuk dorëzohet para Vuçiç. Prandaj edhe Vuçiç bëri sikur u largua i mërzitur dhe inatosur me Thaçin, i cili gjoja i qëndroi burrërisht Vuçiç. Natyrisht, të gjithë këtë lojë teatrale do të koordinonte Frederica Mogherini, e cila po ashtu, nga shuplaka që kishte marrë nga Merkel para disa ditësh, i duhej të bënte një hap mbrapa.

*
Rama, sipas porosive të Sorosit, duke qëndruar i heshtur, do t'i dërgonte Thaçit këshillën e tërheqjes taktike. Madje sipas Sorosit pak kësaj tërheqjeje taktike, do të vinte edhe një veprim taktik tinzar më i fortë: Në negociatat e ardhshme Vuçiç-Thaçi nuk do të flitet për Mitrovicën, meqënëse ajo ishte kthyer në pikën më delikate të fillimit të këtij skenari. Sepse “dorëzimi” i Mitrovicës nga Thaçi d kthente atë në tradhëtar dhe mund të çonte deri në largimin e tij nga ekipi negociator. Skema do të ishte ndryshe.., skemë të cilën e kishte zbuluar para disa ditësh një gazetë e famshme europiane. Veprimi i ri taktik, i cili do të kishte për synim të mos prekte pikën delikate të Mitrovicës, por vetëm të shkatërronte parimin e mosndryshimit të kufijve, do të ishte:

a) Nga negociatat Vuçiç-Thaçi do të negocioheshin “korrigjime të vijës kufitare” Serbi-Kosovë, duke pranuar në rastin ekstrem kalimin nga Serbia të disa pak territoreve me shumicë shqiptare në Kosovë;
b) Serbia do të njihte e pranonte pavarësinë e Kosovës;
c) Kosova do të njihte autonominë e të gjithë komunave me shumicë serbe në territorin e Kosovës;
d)Komuniteti ndërkombëtar do të angazhohej për pavarësinë së Kosovës e anëtarësimin e Serbisë në BE…

*
“Vrasja” e parimit të mosndryshimit të kufijve i intereson më shumë serbëve sesa diskutimi për Mitrovicën sepse serbët e kërkojnë pjesën veriore të Mitrovicës thjesht për simetri presioni, por në fakt ata do të pranonin kushtet për t'u anëtarësuar në BE, përfshi edhe atë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, vetëm nëse do t'i njihej pavarësia "Republika Serbska" të BiH. Sepse pikërisht përmes këtij veprimi i hapet rruga Serbisë drejt bashkimit të të gjithë territoreve të banuara nga serbët dhe ku bëjnë pjesë të gjithë objektet serbe të kulturës e fesë.

*
Pra Serbia përmes kësaj lëvizje taktike s’ka ndryshuar synimin final drejt Serbisë së Madhe por ka ndryshuar rrugën për të arritur këtë synim ose më saktë ka ndryshuar rradhën e veprimeve në kalendarin e saj. Nuk do ta nisë këtë skenar, duke i kërkuar Thaçit pjesën veriore të Mitrovicës, sepse kështu Thaçin mund ta shpallin tradhëtar por do ta nisin këtë skenar duke “vrarë” parimin e mosndryshimit të kufijve dhe duke bërë njëkohësisht sikur po i falin Thaçit disa territore në juglindje të Serbisë. Sepse vetëm kështu hapet loja për shkëputjen e "Republikës Serbe" të BiH dhe bashkimin e saj më Serbinë…Me tej vazhdon vetiu skenari, sepse do të ngrihen në të gjithë rajonin komunitetet minoritare të kërkojnë të njëjtën gjë si "Republika Serbska" …dhe në fund do t'i vinte rradha e “bashkësisë autonome të komunave serbe të Kosovës, përfshi Mitrovicën” të kërkonin pavarësinë e tyre dhe bashkimin me Serbinë.

*
Kjo është loja tinzare që kanë pranuar të luajnë Vuçiç, Thaçi e Rama nën orkestrimin e Sorosit.

Qëllimi mbetet i njëjtë, por për të mashtruar opinionin publik shqiptar e për të zhvlerësuar reagimin gjerman duhet ndryshuar rradha e veprimeve sepse qëllimet e tyre të mbrapshta u lexuan dhe u demaskuan.  Prandaj në Bruksel, Thaçi direkt e Rama fshehtas, kanë vazhduar të shesin interesat kombëtare duke bërë pazar me trojet shqiptare thjesht për pushtetin e tyre personal.

Shpresa e vetme është reagimi gjerman i Merkel sepse ky skenar do të çonte në shpërthimin e trazirave në Ballkan, tronditjet e të cilave do të ndiheshin në fuqishme më Europë e veçanërisht në Gjermani, së paku nga numri shumë i madh i emigrantëve nga të gjithë vëndet e Ballkanit.

Kjo e keqe e madhe që po i vërtitet shqiptarëve mund të ketë edhe një fund të mirë: largimin nga pushteti dhe ndëshkimin e Thaçit e Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Leka 09/09/2018 21:19

Këto bisha duhen eliminuar para se të jetë tepër vonë

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco