Kendall Jenner zbulon se vuan nga kjo sindromë, e cila nuk e lejon të shijojë arritjet e saj

Kendall Jenner zbulon se vuan nga kjo sindromë, e cila nuk e lejon të shijojë arritjet e saj

14:43, 10/05/2024
A+ Aa A-

Ajo është një nga modelet më paguara në botë, po shkëlqen me kompaninë e saj të pijes alkoolike, ndërkohë që është pjesë e një prej familjeve më të famshme siç janë Kardashian-Jenner.

Image

Por, duket se Kendall nuk është edhe aq entuziaste për të gjitha arritjet dhe vlerësimet që ka marrë nga ana profesionale. Në një intervistë për Vogue, ajo u shpreh se vuan nga sindroma imposter apo e thënë ndryshe, “sindroma e mashtruesit”.

“Unë e kam këtë sindromë, por pse po më ndodh mua? Çfarë bëra për ta merituar?” u shpreh ajo.  

Kendall Jenner ka qenë gjithnjë e hapur për problemet e saj me shëndetin mendor, gjë që e ka ndihmuar atë të "vlerësojë" më shumë jetën.

“Mendoj se jam një nga vajzat më me fat në botë dhe i vlerësoj të gjithë ata që kanë vendosur të më ndjekin. Në karrierën time ndihem vërtet e plotësuar, por së fundmi kam kaluar dy muaj të vështirë," shpjegoi ajo. "Unë nuk kam qenë vetvetja dhe miqtë e mi e shohin këtë. Jam më e trishtuar se zakonisht. Jam shumë më e shqetësuar se zakonisht. Kështu që nuk do të ulem këtu dhe të sillem sikur gjithçka është perfekte. Kjo është jeta,” përfundon Jenner.

Image

Ç’është sindroma imposter?

"Imposter syndrome", e njohur si "mashtrim i perceptuar", përfshin dyshimin për veten dhe aftësitë personale, pavarësisht arsimimit, përvojës, talentit dhe arritjeve.

Me fjalë të tjera, këta njerëz e kanë të vështirë të besojnë te vetja, nuk mendojnë se janë mjaftueshëm të mirë; dyshojnë te inteligjenca, arritjet apo talenti i tyre.

Nga njëra anë, kjo sindromë mund të ndihmojë për të dhënë gjithmonë maksimumin, për t’u vetëpërmirësuar dhe për të vendosur të tjera standarde gjithnjë e më të larta. Por nga ana tjetër, mund të ndikojë negativisht te mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor.

Sindroma imposter dallohet nga këto tre shenja:

-Besimi që të tjerët kanë një pikëpamje të ekzagjeruar dhe jorealiste mbi aftësitë e tua

-Frika se të tjerët do të të zbulojnë dhe të ekspozojnë mashtrimin tuaj

-Suksesin e lidhni me faktorët e jashtëm (si fati) dhe jo besimin te vetja dhe aftësitë personale 

Nga kjo sindromë vuan edhe Dua Lipa. Ajo e ka treguar në podkastin e saj “At your service” në iHeartRadio dhe tha se sindroma e ndihmon që të japë gjithmonë më të mirën nga vetja.

“Shumë herë frymëzohem kaq shumë nga artistët që dyshojnë te vetja ose janë në një fazë të errët. Mendoj: ‘Oh Zot, a duhet të ndjej kaq shumë dhimbje që të jem e mirë në atë që bëj?” – tha ajo.

“Kështu mendoj ndonjëherë; ndonjëherë sindroma imposter mund të nxjerrë më të mirën time. Sidomos kur shkruaj,” shtoi Dua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco