'Më morën paratë', Robert Aliaj rrëfen arrestimin në Gjermani

'Më morën paratë', Robert Aliaj rrëfen arrestimin në Gjermani

16:27, 20/05/2024
A+ Aa A-

Robert Aliaj ka zbuluar gjatë një bisede me Valerin se është arrestuar në Gjermani. Ai tregoi se ngjarja kishte ndodhur ndërsa ishte nisur drejt një ekspozite në Bruksel, por u arrestua në Berlin. Roberti tha se nuk ia treguan arsyen e arrestimit, por qëndroi një natë në burg dhe policia i mori çdo gjë që kishte në valixhe, madje edhe paratë.

“Po shkoja në një ekspozitë në Bruksel, kur më ndaloi policia në Berlin. Edhe aty ka artistë si unë, por sërish më kërkuan të zbres nga autobusi dhe më morën në stacionin e policisë. Çdo gjë që unë kisha ma morën dhe e kalova natën në një qeli, e humba edhe ekspozitën. Të nesërmen kur erdhi shefi i policisë, si fillim akuzoi kolegët dhe u tha: Bravo keni arrestuar një artist.

Unë mora zemër nga kjo, dhe në vend ta qepja gojën, thashë më keni keqtrajtuar, më keq se hebrenjtë. Nga mbrojtja, shefi i policisë m’u kthye kundër dhe më tha që ti mund të hysh në burg për këtë deklaratë. Unë nuk heshta, por i thashë se nuk po gënjej dhe se në të vërtetë më arrestuat pa arsye, po flas nga ato që kam lexuar dhe ju më keni keqtrajtuar. Më flakën nga stacioni i policisë, as paratë s’më dhanë, por vetëm një biletë autobusi për në Bruksel”, rrëfeu Roberti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco