'Do vish të rrish tek shtëpia ime'/ Heidi refuzon Romeon: Çfarë thua? Do shkoj të rrij tek...

'Do vish të rrish tek shtëpia ime'/ Heidi refuzon Romeon: Çfarë thua? Do shkoj të rrij tek...

16:30, 20/05/2024
A+ Aa A-

Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e edicionit të tretë të “BBV3”. Për këtë dhe banorët e shtëpisë kanë filluar të diskutojnë rreth planeve që kanë pas përfundimit të garës në “Big”.

Ka qenë Romeo dhe Heidi të cilët teksa qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë, kanë diskutuar se çfarë do të bëjnë pasi të dalin prej atje.

 

Romeo është shprehur se Heidi do të shkojë të qëndrojë në shtëpinë e tij dhe lidhur me këtë Heidi duket se u tërhoq paksa duke e refuzuar kështu Romeon.

“E di që po tallesh me atë fytyrë, të njoh!”- u shpreh ajo.

Sakaq më vonë ajo shton se fillimisht do të qëndrojë disa kohë me familjarët e saj. Gjithsesi mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë marrëdhënia e çiftit jashtë shtëpisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco