Graciano: Heidi s’na sheh në finale sepse i kemi demaskuar lojën

Graciano: Heidi s’na sheh në finale sepse i kemi demaskuar lojën

22:11, 09/05/2024
A+ Aa A-

Sot në shtëpinë e BBV ka ardhur një zarf, në të cilin Romeos i është dhënë mundësia të zgjedhë dy finalistët sipas tij ndërsa Heidi dy banorët që nuk i sheh si finalistë dhe në bazë të përgjigjeve, ata do ndaheshin në grupe dhe do zhvillonin lojën e Lori Cafe.

Ndërkohë që Romeo ka zgjedhur Meritonin dhe Julin si dy finalistët e tjerë, Heidi ka zgjedhur Gracianon dhe Françeskën si dy banorët që nuk i sheh në finale.

 

Për këtë, Graciano dhe Françeska kanë qenë duke biseduar me Rozën në oborr. Sipas Gracianos, Heidi nuk e sheh atë dhe Françeskën në finale pasi këta të dy i kanë zbuluar lojën.

“Ishte shumë interesante që Heidi mua dhe Françeska nuk na pa në finale, sepse jemi të dy ne që kemi zbuluar fallcitetin e saj. Unë i kam nxjerrë fakte, kjo ka terguar një analizë fantastike se kush është ajo. Dhe çdo gjë është bërë evidente nga ne të dy për atë. Patjetër që nuk na sheh në finale se i është prishur loja”, tha Graciano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco