'Një aktor ndërkombëtar si unë nuk bën seriale me pagesë të ulët', deklarata e aktorit turk nervozon fansat

'Një aktor ndërkombëtar si unë nuk bën seriale me pagesë të ulët', deklarata e aktorit turk nervozon fansat

21:22, 23/04/2024
A+ Aa A-

Prej vitesh, aktori i njohur me origjinë turke, Can Yaman, ka nisur karrierën artistike në Itali, ku edhe po vijon të xhirojë seriale e projekte të reja televizive.

Por karriera në Itali e ka bërë aktorin të jetë edhe më i mirëpaguar. Megjithatë, deklarata e fundit e tij dhënë një ndjekësi në rrjetet sociale nuk është mirëpritur nga fansat, përkundrazi është kritikuar prej tyre.

Can Yaman fitoi famë me disa seriale në Itali, sidomos gjatë sezonit veror dhe kjo ka bërë që aktori të vazhdojë dhe të projektojë të tjera projekte atje. I nxitur nga kjo dashuri italiane, Yaman po mendon të transferohet dhe ta vazhdojë karrierën atje me role dhe projekte të reja.

Por nga ana tjetër, aktori ka pasur jo pak herë polemika me shtypin turk. Së fundi, ai është përballur me një ndjekës në profilin e tij, i cili ka komentuar për serialin e ri.

Yaman u përgjigj: “Fansat si ty duhet të kuptojnë se një aktor ndërkombëtar si unë nuk bën seriale me pagesë të ulët, si të tjerët”. Deklarata jo vetëm që u bë virale, por edhe u komentua si “mendjemadhe” nga mediat turke, të cilat nuk harrojnë t’i kujtojnë aktorit që famën e mori pikërisht në Turqi, aty ku për shumë vite fitoi përvojë të jashtëzakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco