Stilisti Simon Porte Jacquemus dhe partneri bëhen prindër për herë të parë

Stilisti Simon Porte Jacquemus dhe partneri bëhen prindër për herë të parë

12:48, 23/04/2024
A+ Aa A-

Stilisti Simon Porte Jacquemus dhe partneri i tij, Marco Maestri, janë bërë prindër për herë të parë. Përmes një postimi në Instagram, ata kanë dhënë lajmin e bukur se kanë mirëpritur dy fëmijë, Mia dhe Sun.

Image

Bebushat kanë lindur më 20 prill 2024.

“Mia dhe Sun, mirë se erdhët në tokë, dashuritë tona. Ju duam shumë! Ëndrra jonë u realizua me ju. Babi Marco dhe babi Simon”, shkruan ata në mbishkrim.

Image

Mia - Emri i ka rrënjët nga latinishtja dhe do të thotë "i imja".

Sun - Emri përkthehet "diell" nga anglishtja.

Simon dhe Marco u martuan në vitin 2022, në një ceremoni private në Charleval.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco