Princ Harry heq dorë nga Britania e Madhe, bëhet rezident i përhershëm i SHBA-së!

Princ Harry heq dorë nga Britania e Madhe, bëhet rezident i përhershëm i SHBA-së!

11:44, 21/04/2024
A+ Aa A-

Princin Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 4 vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan Markle. Princ Harry zgjodhi ditën kur ai dhe Meghan u larguan nga Frogmore Mansion si ditën kur ata filluan zyrtarisht qëndrimin e tyre në SHBA.

Çifti mori sendet e tyre të fundit nga shtëpia Windsor, e cila kishte qenë “baza” e tyre në Mbretërinë e Bashkuar që kur u transferuan në Kaliforni në vitin 2020, më 29 qershor të vitit të kaluar.

Kjo është edhe data kur duka i Sussex-it tha se filloi të jetonte në SHBA.

Të dhënat e publikuara nga Companies House për “Princ Henry Charles Albert David Duka i Sussex” thonë se vendi/shteti/rezidenca e përhershme e tij e re është SHBA.

Sipas burimeve të brendshme, Harry është thellësisht i lënduar nga urdhri i babait të tij për t’u larguar nga Frogmore me Meghan, që ishte një dhuratë martese nga mbretëresha Elizabeth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco