'Spice Girls' & paterica, brenda festës së 50 vjetorit të Victoria Beckham

'Spice Girls' & paterica, brenda festës së 50 vjetorit të Victoria Beckham

10:58, 21/04/2024
A+ Aa A-

Victoria Beckham festoi ditëlindjen e saj të 50-të dhe organizoi një festë mbresëlënëse me të dashurit e saj.

Ashtu siç pritej, të pranishëm ishin edhe Spice Girls, pasi anëtaret e grupit edhe sot e kësaj dite ruajnë marrëdhënie shumë të mira. David Beckham ka postuar në llogarinë e tij personale në Instagram një video ku grupi shfaqen duke kënduar dhe kërcyer.

Fotot dhe videot nga festa po bëjnë xhiron e internetit, ku shumë fytyra të njohura, përveç familjes dhe miqve të saj të ngushtë, kanë marrë pjesë në festën private.

Teksa po largohej nga vendi ku u argëtuan dhe po shkonte drejt makinës së tyre, David Beckham dëshmoi edhe një herë dashurinë që ka për gruan e tij. Ish-futbollisti e ngriti Victoria Beckham në shpinë për ta çuar në makinë për të shmangur përdorimin e patericave pas aksidentit të saj në këmbë.

Ashtu siç kishte treguar gjatë Javës së Modës në Paris, ajo ka pësuar një aksident gjatë stërvitjes, gjë që mesa duket e shqetëson ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco