‘Vëllai i madh’ i refuzon kushtin, Jetmiri largohet nga BBVIP3

‘Vëllai i madh’ i refuzon kushtin, Jetmiri largohet nga BBVIP3

22:51, 20/04/2024
A+ Aa A-

Jetmiri ka lënë përfundimisht garën e Big Brother, dhe është larguar papritur nga shtëpia.

Në fillim tha se kishte vendosur që të mos largohej nga shtëpia, por me kusht që nuk do të fliste me askënd nga banorët.

 “Vëllai i madh” i komunikoi se nuk mund ta pranojë “kushtin” e tij, pasi ky është një spektakël që në bazë ka komunikimin, duke ia lënë në dorë që të vendosë, të qëndrojë dhe të vijojë lojën normalisht apo të largohet.

Ai tha se do të qëndrojë, duke shtuar se do të zgjedhë se më kë do të komunikojë.

Por më pas teksa banorët po diskutonin për lojën e tij, duke iu kthyer kundër, në një moment të caktuar të diskutimit, ai u ngrit në këmbë dhe u largua përfundimisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco