Mendojmë se duhet ta kopjosh direkt kombinimin e Kendall Jenner

Mendojmë se duhet ta kopjosh direkt kombinimin e Kendall Jenner

16:34, 29/03/2024
A+ Aa A-

Supermodelja nuk është e panjohur për stilin e kostumeve klasike, që shpesh i zgjedh si në ngjarje të rëndësishme të modës, por edhe gjatë një ecjeje të thjeshtë. Por, Kendall Jenner është gjithnjë në kërkim të detajeve që e transformojnë tërësisht look-un për t’u kthyer më pas në një busull orientimi kur vjen puna te çështjet e trendeve.

Kendall u fotografua në Beverly Hills me veshje që më shumë ngjan me një eksperiment ngjyrash. Një kostum në ngjyrë blu të theksuar, me një rrip në mes, ndërsa çanta në nuancë portokalli ishte ajo që bëri diferencën. Praktikisht, një aksesor që “thyen” teorinë e ngjyrave.

Image

Pamja elegante e supermodeles 28-vjeçare dallonte për elementët e veçantë, nga xhaketa sportive oversize e shtrënguar me një rrip në mes, si edhe pantallonat e gjera. Si një profesioniste e sporvuar në pjesën e trendeve, kjo veshje e Kendall është një leksion pa shumë mundim sesi ta tranformoni një veshje pune, me vetëm një çantë me ngjyrë të fortë, në një stil chic dhe super modern. Kendall e kombinoi veshjen me një palë këpucë të zeza lëkurë dhe vathë ari të mëdhenj.

Me kalimin e viteve, ylli i Kardashians i është bashkuar listës së gjatë të gocave të famshme që me shumë mjeshtëri tregojnë se dinë ta përshtasin një veshje zyre apo pune, në një stil super modern dhe klasik, edhe pse në një ditë krejt të zakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco