Paris Hilton thotë se nuk do që fëmijët t'i ngjajnë në këtë aspekt

Paris Hilton thotë se nuk do që fëmijët t'i ngjajnë në këtë aspekt

16:26, 27/03/2024
A+ Aa A-

Duket se Paris Hilton është një nga nënat e zakonshme, që jeton me frikën e varësisë së fëmijëve ndaj rrjeteve sociale. Ndonëse, i ka në një moshë akoma të vogël, Paris ndau shqetësimin e saj gjatë një bisede si e ftuar në emisionin “To suffer alone”.

Mes diskutimeve në panel, 43-vjeçarja nënë e dy fëmijëve pranoi se dëshiron që fëmijët e saj të "rriten në një botë të sjellshme", një mjedis i kundërt me atë që shfaqet në mediat sociale.

Image

"Unë thjesht dua që fëmijët e mi të ndihen si një brez i ardhshëm që sjell pozitivitet në botë dhe shumë dashuri," tha ajo.

Në sytë e saj, mediat sociale nxisin të kundërtën e këtyre vlerave. Hilton shton se:

“Për të jetuar një botë jashtë rrjeteve sociale duhet shumë vendosmëri nga ana e prindërve, sepse pa dashje telefoni apo pajisjet e tjera i mbajnë fëmijët larg lojërave në natyrë dhe socializimit me bashkëmoshatarët e tyre.

Image

Ylli i “Bling Ring”, gati e përfundoi rrëfimin me një dëshirë...“Pra, shpresoj që fëmijët e mi nuk do të jenë aq të varur nga mediat sociale sa unë,” theksoi ajo.

Pavarësisht dëshirës së Paris që fëmijët e saj të përfshihen sa më pak në mediat sociale, ajo ka qenë e gatshme të ndajë momente të lezetshme nga fëmijëria e tyre përmes fotove dhe videove në Instagram, momente nga lindja, te festa e ditëlindjeve etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco