Aktorja meksikane ankohet se nuk mori shumë role në filma për shkak të pamjes së saj: 'Më thoshin se jam shumë e bukur'

Aktorja meksikane ankohet se nuk mori shumë role në filma për shkak të pamjes së saj: 'Më thoshin se jam shumë e bukur'

14:36, 22/03/2024
A+ Aa A-

Aktorja e njohur meksikane, Eiza Gonzalez thotë se ka humbur shumë role në filma pasi i thanë se ‘është shumë e bukur’.

Aktorja 34-vjeçare ka sugjeruar se bukuria e saj në fakt e ka dëmtuar karrierën e saj, duke thënë se gratë latine mbahen në tjetër standard, shkruan DailyMail.

 “Më kujtohet që më thanë për shumë projekte, ‘Ajo është shumë e bukur për këtë. Është shumë atraktive për këtë rol’. Atëherë thosha, po Margot Robbie? Ajo është gruaja më tërheqëse dhe më e bukur që kam parë ndonjëherë në jetën time!”, deklaroi Gonzalez.

Image

Aktorja nuk dinte se çfarë të bënte me pamjen e saj dhe mendoi të rruante kokën në një përpjekje për të rritur perspektivat e saj.

“Kisha një krizë identiteti për një kohë të gjatë”, tha 34-vjeçarja.

 “Mendoja me veten, a duhet ta rruaja kokën. A duhej ta bëjë veten më pak tërheqëse, ose më shumë tërheqëse. A duhet të vishem më thjesht ose më ekstravagante ose ta mbulojë trupin”, theksoi Gonzalez mes tjerash. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco