Paris Hilton pozon nudo në moshën 43-vjeçare dhe duket më mirë se kurrë

Paris Hilton pozon nudo në moshën 43-vjeçare dhe duket më mirë se kurrë

14:21, 29/04/2024
A+ Aa A-

Paris Hilton ka qenë gjithmonë nw super formw, por tani, në moshën 43-vjeçare dhe pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve, nuk është dukur kurrë më mirë...

Maya, intervistë ekskluzive sot në kanalin e YouTube të “Bordo”!

E famshmja së fundmi ka pozuar për një sesion fotografik sensual për revistën Flaunt dhe ka shfaqur trupin e saj të jashtëzakonshëm të zhveshur në kopertinë, ndërsa mbante syze dielli të zeza dhe byzylykë sportivë Versace dhe Saint Laurent.

Fotografi tw tjera treguan Hilton të veshur me të brendshme provokuese të përbëra nga tw brendshme të zeza, çorape rrjetë dhe një triko të tejdukshme, sipwr me një xhaketë lëkure ngjyrë kafe.

Xhirimet janë pjesë e një jave të ngarkuar për Hilton, e cila gjithashtu fitoi famë në rrjetet sociale pasi prezantoi vajzën e saj London në disa foto në Instagram. Mijëra ndjekës të saj lanë komente në mbështetje të Parisit, e cila gjatë shtatzënisë së fëmijës së saj të parë u kritikua për ekspozimin e tepërt të jetës së saj private.

Si pjesë e xhirimeve, ajo dha një intervistë për revistën dhe zbuloi se bashkëshorti i saj, Carter Reum, ishte në gjendje të thyente barrierat që ajo vendosi rreth zemrës së saj për shkak të dhimbjes dhe traumës së kaluar.

Ajo tha se Reum e bëri të ndihej aq e sigurt sa muret e saj u rrëzuan dhe tani ajo ndjen "këtë dashuri që nuk e kam ndjerë kurrë më parë", pasi çifti ka dy fëmijë, Phoenix, një vjeç dhe djalin e tyre të ri, Londrën.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco