Ylli Limani, pjesë e jurisë së 'X Factor'?

Ylli Limani, pjesë e jurisë së 'X Factor'?

08:51, 16/11/2023
A+ Aa A-

Programi shumë i dashur për mbarë shqiptarët “X Factor” do të vijë shumë shpejt në ekran për të gjithë teleshikuesit e televizionit Klan.

Edhe pse prej javësh produksioni i programit ka nisur punën, dhe nga rrjetet sociale kemi mësuar se po xhirohen audicionet e këtij formati, së fundmi skenaristja e “X Factor”, Ilda Lumani, ka ndarë më shumë detaje, duke zbuluar edhe se programi do të nisë transmetimin në mes të muajit dhjetor.

Gjatë intervistës me gazetaren Iva Kalemi në Klan News, Lumani konfirmoi edhe disa prej anëtarëve të jurisë, e teksa u pyet nga gazetarja nëse Ylli Limani do të jetë pjesë e jurisë së audicioneve, sikurse është aluduar në rrjet dhe si një nga këngëtarët më të pëlqyer, Lumani zgjodhi të mos konfirmojë por as të mohojë praninë e tij. “Po ndoshta, edhe mund të jetë”, tha ajo.

Na mbetet të presim një moment të dytë, për të mësuar vërtet se cilët do të jenë VIP-at që do t’i bashkohen jurisë së audicioneve, përveç emrave shumë të dashur që tashmë janë konfirmuar nga faqja zyrtare në Instagram e “X Factor” 

Deri tani është zbuluar se juria zyrtare përbëhet nga, Elhaida Dani, Zhani Ciko, Arilena Ara, Adi Krasta. Ndërkohë pjesë e jurisë së audicioneve do të jenë, Vesa Luma dhe Young Zerka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco