Mohoi se Ledioni do i zërë vendin në ‘BBV’, Arbana del zbuluar me postimin

Mohoi se Ledioni do i zërë vendin në ‘BBV’, Arbana del zbuluar me postimin

08:43, 16/11/2023
A+ Aa A-

Pasi u përfol se Ledion Liço është i përzgjedhuri për të prezantuar sezonin e tretë të ‘Big Brother Vip’, Arbana u përpoq të mohonte zërat me një postim në InstaStory.

Moderatorja shihej pikërisht në ambientet e “Top Channel” si për të treguar se nuk ka prishur asnjë marrëdhënie me televizionin siç aludohej.

Foton ajo e shoqëroi me shkrimin: “Si mu gdhitë”, duke ndezur sërish thashethemet. Me këtë postim jo vetëm që Arbana nuk i mohoi zërat për zëvendësimin e saj nga Ledioni por i konfirmoi edhe më tepër.

Pas një kërkimi të bërë në llogarinë e make-up artistit Arbër Bytyqi, të cilin moderatorja e etiketoi ditën e sotme në foton e publikuar, vumë re se ai në fakt ndodhet në Paris. Pra, praktikisht moderatorja përdori një foto të kohëve më parë për të mbuluar gjithë thashethemet por nuk ja doli.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco