Vdes nga ataku kardiak në shtëpinë e saj modelja e njohur

Vdes nga ataku kardiak në shtëpinë e saj modelja e njohur

21:48, 09/11/2023
A+ Aa A-

‘Influencuesja’e famshme braziliane Vanessa Mancini ka vdekur papritur nga një atak kardiak në shtëpinë e saj, njoftonte familja.

41 vjeçarja ishte në shtëpinë e saj luksoze në veriperëndim të qytetit Manaus bashkë me prindërit e saj, kur u shemb papritur përdhe.

Modelja e ndjekur për postimet e saj në rrjet, dokumentonte shpesh jetën dhe udhëtimet e saj. Ajo ishte gjetur pa ndjenja në tualetin e saj nga mjekët e ambulancës që erdhën në vendngjarje.

Pas atakut të fortë kardiak Mancini nuk tregoi më asnjë shenjë jete dhe u shpall e vdekur në spital.

Nuk dihet çfarë e shkaktoi gjendjen e saj dhe të shumë të tjerëve si ajo vitet e fundit, por familjarët thanë se ata ishin duke vendosur disa dekorime Krishtlindjesh para se gruaja të gjendej pa ndjenja në tualet.

Familja e saj e shtangur shkruante në një deklaratë: “Vanessa Mancini ka ndërruar jetë nga një atak kardiak i fuqishëm dhe i pashpjeguar. Ajo ishte në shtëpi me prindërit kur u gjet pa ndjenja, dhe nuk u mund të shpëtohej nga mjekët e ambulancës”.

‘Vanessa ishte 41-vjeçe dhe njihej për lumturinë dhe humorin e saj pozitiv. Familjarët kërkojnë respekt në këtë kohë zie”.

Guvernatori i rajonit të Acre, Gladson Cameli, i cili qe një mik i Mancini i bënte homazhe asaj: Mbaj zi për vdekjen e mikeshës tonë Vanessa Mancini, e cila vdiq të hënën në moshën 41 vjeçare”.

‘Vanessa njihej për sensin e saj të humorit dhe gëzimin që përhapte, sigurisht që të gjithë do t’i marrë malli”.

Mancini kishte rreth 30,000 ndjekës në rrjetin Instagram ku postonte rregullisht përmbajtje nga jeta e përditshme, udhëtimet apo rutinat e stërvitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco